Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Aston Martin kremton triumfin e para 6 dekadave në Le Mans me model të veçantë

Prodhuesi i njohur britanik i super-veturave, Aston Martin, ka prezantuar një version të veçantë të DBS 59 Edition në kujtim të fitores që e mori 60 vjet më parë në një garë të njohur të qëndrueshmërisë.

Për të kremtuar triumfin në garën “24 Hoursor Le Mans” të vitit 1959, Aston Martin versionin e veçantë DBS 59 Edition do ta prodhojë në një seri të kufizuar prej vetëm 24 njësi.

DBS 59 Edition është i bazuar në modelin standard DBS Superleggera, dhe është punuar nga divizioni “Q by Aston Martin” i Aston Martinit.

{gallery}

Për këtë rast, DBS 59 vjen me ngjyrë të gjelbër origjinale sikur ai i garës. Po ashtu, DBS modern mori disa detaje retro në kujtim të modelit që fitoi në “Le Mans” gjashtë dekada më parë.

Edhe Aston Martini me seri speciale DBS 59 Auto Aston Martini me seri speciale DBS 59

Etiketa “59 Edition” është e vendosur në eksterier dhe në interier, i cili përbëhet nga lëkura dy-ngjyrëshe.

Sa i përket detajeve teknike, Aston Martin DBS 59 Edition ka motor 5.2-litër Turbo V12 me kapacitet prej 725 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 340 km/h./ksp