Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes-AMG C63 i ri vjen në version hibrid, së shpejti shuhet AMG SL65

Derisa në panairin e veturave në New York do të prezantojë versionin e ri të modelit aktual C63, Mercedes-AMG tashmë është duke planifikuar edhe gjeneratën e re të tij.

Njeriu i parë i kompanisë, Tobias Moers, thotë se rregullat më të ashpra të shkarkimit të gazrave do të ndikojnë në gjeneratën e re të këtij modeli, i cili më nuk do të ketë motorin 4.0-litër Bi-Turbo V8.

Moers, po ashtu, thotë se duhet të jetë më kreativ si dhe se gjenerata e ardhshme e Mercedes-AMG C63 do të jetë hibride, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton kombinimin e motorëve elektrik me motorët me 6 cilindra. Po ashtu, thuhet se një model i tillë mund të arrijë në fillim të dekadës së ardhshme.

Image
Mercedes-AMG SL65 kabrio

Gjithashtu, burimet e brendshme nga Mercedesi thonë se kompania së shpejti do të largojë nga oferta modelin aktual Mercedes-AMG SL65, i cili ka motor 6.0-litër V12 me kapacitet prej 630 kuajfuqi.

Këto burime tregojnë se prodhimi i këtij SL në fabrikën në Bremen do të ndërpriten në fund të muajit të ardhshëm, si dhe se gjasat janë shumë të vogla që AMG SL65 të ofrohet në gjeneratën e ardhshme të SL-së.

Edhe Mercedes-AMG SL65 së shpejti del në pension Auto Mercedes-AMG SL65 së shpejti del në pension

SL i ri (kabrio) mund ta ketë premierën në vitin 2020 dhe fjala është për modelin me katër ulëse dhe çatinë e butë, ku si bazë do të shfrytëzohet platforma të cilën do ta përdorë edhe gjenerata e ardhshme e AMG GT.

Në ofertë, gjithashtu, do të gjendet edhe SL 73, në version hibrid (V8 + motori elektrik), me mbi 800 kuajfuqi.