Klasa Mercedes SL ka qenë në treg për gati 65 vjet dhe në krye të ofertës aktuale të gjenerimit është versioni AMG SL65.
Kjo veturë ka fuqinë e motorit të njohur 6.0 bi-turbo V12 me 612 kuajfuqi, transmeton KP.
Ky është i njëjti motor që posedojnë edhe modelet më të fuqishme nga klasa S, e ndjekur nga Mercedes-Maybach S650, Mercedes G65 AMG dhe Maybach Landaulet G650.
Duke hequr SL65 aktual, Mercedes do të humbasë një nga modelet me motor V12. Spekulohet se pasardhësi i tij do të ketë motor “më të butë” i ngjashëm me atë në modelin e ri Mercedes-AMG GT 4, i cili ka debutuar në panairin e automobilave në Gjenevë.
Modeli i ri luksoz do të ketë shenjën "73" dhe të prodhojë rreth 800 kuajfuqi. Siç shkruan MB Passion, Mercedes-AMG SL65 del në pension në fund të majit 2018.
-
Mercedes-AMG do të ndërpresë prodhimin e SL 63 në fund të muajit
-
Mercedes-AMG C63 i ri vjen në version hibrid, së shpejti shuhet AMG SL65
-
Prezantohet Mercedes-AMG GLA 45S i ri
-
Fotografohet gjatë testimeve Mercedes-AMG GLC 63 i ri
-
Gjenerata e dytë e Mercedes SL vjen me platformë si të AMG GT-së së re