Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mansory përforcon Mercedes-AMG C63 në 650 kuajfuqi

Mansory është njëra nga kompanitë, që merren me modifikimet e veturave, të cilat veturat e fuqishme i bëjnë edhe më të fuqishme, ndërsa tani në fokus është modeli Mercedes-AMG C63.

Tani, falë Mansoryt, motori 4.0-litër V8 Bi-Turbo i këtij modeli është me kapacitet prej 650 kuajfuqi, ku shpejtësinë maksimale tani e arrin deri në 310 kilometra në orë, si dhe vjen me sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, transmeton Koha.net.

Përveç përmirësimit të performancës, Mansory është marrë edhe me pamjen e këtij modeli. Kompania për këtë Mercedes-AMG C63 ka zgjedhur spoiler dhe spliter të ri të përparmë, pasqyrat nga fibra të karbonit, pragjet e reja, spoiler të pasmë në çati, difuzer të pasmë nga fibra të karbonit, si dhe amortizatorët e modifikuar ku tani vetura është më e ulët për 30 mm.

Gjithashtu, Mansory ofron edhe një sërë setesh të rrotave, duke përfshirë rrotat M5 prej 20-inç me goma 225/35R20 të përparme dhe 255/30R20 të pasme.

Sa i përket interierit, Mansory ka zgjedhur lëkurën Alcantara, disa elemente nga druri dhe fibra të karbonit, pedalet nga alumini, pllakat ndriçuese të vendosura në pragjet si dhe tepihët e rinj. Po ashtu, interieri mund të modifikohet sipas dëshirës së klientit.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm