Ashtu edhe siç është paralajmëruar, kompania e njohur gjermane Manhart Performance ka modifikuar edhe modelin më të ri të BMW-së, M5 (F90). Projekti i saj i ri quhet Manhart MH5 700.
Motori i këtij BMW M5 (F90), 4.4-litër Twin-Turbo V8, tani është me kapacitet prej 723 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Manhart, po ashtu, për këtë M5 ka zgjedhur edhe aerodinamikën nga fibra të karbonit (spoiler i përparmë, difuzer i pasmë, spoiler mbi bagazh...), disa detaje me ngjyrë ari, set të rrotave “Manhart” nga alumini me diametër prej 21-inç e me ngjyrë të zezë Silk-Matte, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar (vetura tani është më e ulët për 20 mm), etj.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm