Kompania Manhart Performance në gamë ka edhe modelin e modifikuar BMW M2 Competition, i quajtur Manhart MH2 550.
Manhart MH2 550 ka motor 3.0-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 404 kW/550 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale nuk janë zbuluar ende.
{gallery}
Gjithashtu, Manhart Performance për këtë M2 Competition ka zgjedhur edhe aerodinamikën nga fibra të karbonit, set të rrotave ‘Concave One’ prej 20-inç, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër tuba, amortizatorët KW të modifikuar (tani vetura është më e ulët për 20mm), si dhe etikën ‘Manhart’ dhe shiritat për gara me ngjyrë ari.
Artikuj të ngjashëm