Berlin, 7 maj – Gjithnjë e më shumë të automatizuara dhe robotike, makinat e së ardhmes, në vend të mjeteve të thjeshta të transportit, do të bëhen pak a shumë si një shtëpi e dytë, një vend për t’u çlodhur ose për të punuar, ndërsa vetura dhe shoferi do të bëhen thjesht udhëtarë, sipas idesë së studiuesve të institutit ”Fraunhofer” të inxhinierisë industriale, të cilët po punojnë për realizimin e këtij prototipi.
Me automjetet që marrin vetë kthesat, përshpejtojnë dhe frenojnë në autonomi totale, shoferi do të ketë kohë për të admiruar mjedisin ose për të parë një film, transmeton atsh.
Ai do të ndihet si në zyrë apo sallon.
Teknologjia dhe inteligjenca artificiale përdoren gjithashtu për të përmirësuar sigurinë e makinave, dhe në veçanti testet e përplasjes, të bëra deri tani me manekinë.
Për t’i bërë ato më efikase, po përdoren modele virtuale të trupit njerëzor, të cilat simulojnë sjelljen mbrojtëse që një person ka para aksidentit, të tilla si ngurtësimi i muskujve dhe kapja e timonit./ANSA.
-
Veturat atëherë dhe sot, si e ndryshoi sigurinë dhe komoditetin teknologjia
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040
- Inteligjenca artificiale dhe arsimi