Auto

Bashkë, por të ndarë - pandemia zbulon rolin e ri të veturave

Foto: Friedemann Vogel/EPA, via Shutterstock

Roli automobilit në kohë pandemie është rishpikur. Nga hapi i vetëm që të shkohet prej një vendi në tjetrin, veturat tani janë shndërruar në një strehë të vogël në rrota, të sigurt nga ndotja e jashtme, në një hapësirë që ua mundëson “banorëve” të ndihen se janë brenda, por dhe jashtë në të njëjtën kohë.

U desh pandemia që veturës t’i jepej një rol i ri. Kur njerëzit duan të mbledhin familjet dhe miqtë, ata mund ta bëjnë këtë duke ruajtur distancën sociale, sipas rregullave. Mbesin nën një kulm, me dyer të mbyllura e të ndarë nga pjesa tjetër e njerëzve, shkruan NYT, përcjell KOHA.

Distancimi i sigurt mobil ka gjeneruar një mënyrë të re të jetesës – shoqëri në rrota. Trendi ka transformuar komunitete dhe biznese. Kinematë që përcillen me sistem përmes veturave kanë nisur të shijojnë sukses. Njerëzit po bëjnë piknik nga veturat e bagazhet e mëdha të mini-kamionëve. Ditëlindjet, ndejat për bebe e celebrimet tjera po urohen përmes dritareve të veturave.

“Shoqëri në rrota”

Thashethemet shpërndahen nëpër rrugë. Ngasësit që zakonisht do të tejkalonin njëritjetrin, gjatë izolimit po i mbajnë veturat në një shpejtësi, duke i përdorur “si pushim për kafe”. “Janë sikur pajisje personale mbrojtëse – me të vërtetë mund të siguroni veten në to”, ka thënë Peter D. Norton, profesor në Universitetin e Virginias në Charlottesville, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që studion për historinë e teknologjisë.

Nëpër rrugët e Amerikës janë pick-up-ë të sendeve ushqimore, pajisjeve e letrave të tualetit nëpër qoshe. A nënkuptojnë rregullat e reja një pikë kthese në lidhjen e shoqërisë me automobilin, apo vetëm një shtesë në këtë raport? “Mendoj se ka disa vazhdimësi këtu”, ka thënë Norton, duke theksuar se veturat kanë qenë për një kohë të gjatë si mënyra për mbrojtje nga një botë armiqësore.

“Është sikur një klishe e vjetër e atyre qytetarëve të periferisë për atë që e cilësojnë si lagje të rrezikshme. Ata ulin dritaret dhe mbyllin dyert e tyre”, ka thënë tutje ai. “Në shumicën e rasteve, është një kundërpërgjigje ndaj një rreziku që ata e perceptojnë”, ka thënë ai.

Por, ka gjithashtu edhe komplikime që shtojnë turbullira, ka shtuar ai.

Një nga to është se “siguria është diçka që presim që ju të blini në formë të makinës së shtrenjtë që nuk është e qëndrueshme dhe jo e përballueshme për të gjithë”.