Kapeni edhe një sa s’është bërë vonë. Disa njohës të industrisë së automobilizmit janë duke parashikuar se, pas më shumë se një shekulli në ngjashmëri me kabinën e pilotit, timoni i automobilave do të ndjekë rrugën e motorëve me djegie dhe marshit manual, si viktimë e “proceseve ” që dita-ditës do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale.
Në esencë, nuk do të ketë më një të tillë.
Tani për tani, timoni vazhdon të lidhë ngasësin me veturën. I mbuluar me lëkurë të butë apo edhe i thjeshtë e pa dizajn të bukur, ai mund të jetë diçka për çka ngasësit nuk kujdesen fort, shkruan KOHA Ditore. Nganjëherë edhe e godasin me nervozë. E rrotullojnë me dy duart, ose madje edhe me vetëm dy gishta, por ka raste edhe me gjunjë.
“Ne e kemi konsideruar timonin si garanci në rrezikun tonë. Pos ulëses, është i vetmi komponent në veturë me të cilin kemi kontakt të vazhdueshëm direkt”, ka thënë Hans-Peter Wunderlich, drejtori për dizajn të brendshëm në “Mercedes-Benz”.
“Majat e gishtave ndiejnë gjëra që ne normalisht nuk i shohim. Nëse ka një pengesë apo timoni nuk përshtatet shumë mirë në duart tona, neve nuk na pëlqen ai”, ka thënë Wunderlich.
Edhe
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
“E-Class”
Brendi gjerman, një nga shumë prodhues të njohur të automobilave që ka kryer hulumtime të mëdha në ngasjen autonome për të ardhmen, nuk ka braktisur timonin aktual analog. Më vonë gjatë vitit do të vijë linja e re “E-Class” me timon të rrumbullakët, e me dizajn sikur në modelet sport. Ai timon do të ketë edhe sensorë të dyfishtë që mund të detektojnë nëse duart e shoferit janë mbi timon. Sensorët shtesë të kontrollit të prekjes janë të inkorporuar në timon ashtu që aktivizojnë sinjale digjitale për shumë funksione të ndryshme sigurie.