Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Makina e “Scooby-Doo” në listën e Airbnb-së

Makina e quajtur "Mystery Machine", që e mori emrin nga filmi i njohur vizatimor, "Scooby-Doo" i vitit 2002, u pa në Kaliforninë Jugore në SHBA, e shndërruar në një hapësirë për Airbnb.

Siç shkruan "Upi", platforma për lëshim me qera të objekteve, Airbnb, tha se furgoni "Mystery Machine", do të shfrytëzohet më 24, 25 dhe 26 qershor, për të shënuar 20 vjetorin e lansimit të filmit.

Furgoni është i rregulluar për të shënuar këtë ditë, derisa brenda tij pos shtrati ka edhe luajtës për muzikë, një llambë dhe një televizor për ta shikuar filmin "Scooby-Doo".

Image