Dy kompanitë e njohura teknologjike nga Azia, “Sharp” nga Japonia dhe “Foxconn” nga Kina, kanë bashkuar forcat për të prodhuar një minibus elektrik që do të marrë emrin “LDK+”. Vetura është prezantuar në Forumin Ndërkombëtar të Tokios.
“LDK+” duket sikur një shtëpi në rrota. Dizajni është i fokusuar në atë formë që të ketë hapësirë sa më të madhe të mundshme.
Brenda minibusit, pasagjerët ndjehen sikur të jenë në sallon, ulëset mund të lëvizin e po ashtu edhe perdet. Vetura është e pajisur me inteligjencë artificiale që përshtat temperaturat dhe ndriçimin.
Një nga veçoritë kryesore është një ekran i gjatë 65-inç. Po ashtu është edhe një tavolinë lëvizëse për të funksionuar edhe punën si në zyrë.
“LDK+” përdor platformën elektrike të Foxconnit. Vetura ka një bateri “rezervë” dhe panele solare që janë të vendosura, e që mund të lidhen me shtëpinë përmes inteligjencës artificiale, e cila mund ta shfrytëzojë energjinë për ta furnizuar shtëpinë me rrymë, në raste urgjente.
-
Samsung Bespoke AI: Teknologjia që sjell të ardhmen në shtëpinë tuaj – tani me oferta Black Friday në Aztech
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Kopja kineze e Land Rover Defender që kushton vetëm 14.500 euro
-
Range Rover Evoque në Mektrin Motors – Luks modern, teknologji inteligjente dhe dizajn i rafinuar
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve





