Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“DreamHouse” e Barbiet në dispozicion për ta marrë me qira në Airbnb përpara lansimit të filmit

Termi “Malibu Barbie” nuk po qëndron më vetëm për aktoren Margot Robbie.

Nëse jeni duke pritur shumë filmin “Barbie”, atëherë ju mund të keni parë një video virale të një “Malibu Barbie DreamHouse", që shfaqet në Malibun e vërtetë këtë javë.

“Barbie DreamHouse” nuk është thjesht një rastësi. Është një pronë në Airbnb që mund të merret me qira në mbështetje të filmit. Edhe më mirë, “nikoqiri" i Airbnbit nuk është askush tjetër veçse vetë Keni.

"Ndërsa Barbie është larg në pushime, Keni po e liston dhomën e tij në shtëpinë “Malibu DreamHouse” në Airbnb dhe po sjell botën rozë të Barbiet për kërkesat e shumta", tha Airbnb në një deklaratë për shtyp.

Pra, ju do të mund të qëndroni në “Malibu Barbie DreamHouse”, edhe pse hapësira është shumë e kufizuar.

Edhe “Barbie 2” në krizë, vazhdimi rrezikon të mos realizohet Showbiz “Barbie 2” në krizë, vazhdimi rrezikon të mos realizohet

Mund të ketë vetëm dy rezervime për një natë për adhuruesit që janë të interesuar.

Datat për këto qëndrime janë 21 korriku dhe 22 korriku, që është dita kur filmi Barbiet do ta ketë premierën dhe ditën pas premierës.

Një tjetër detaj i rëndësishëm është se qëndrimet janë pa pagesë.

"Të gjitha qëndrimet do të jenë pa pagesë, sepse Keni nuk arriti të vendoste një çmim për “Malibu DreamHouse” të Barbiet. Në fund të fundit, Keni merret me çështjet e plazhit, jo me matematikë!", thuhet në njoftimin për shtyp.

Megjithatë, Airbnb nuk po mbulon shpenzimet e udhëtimi deri në “DreamHouse”, po ashtu edhe kthimin nga atje. Ato duhet t’i paguani vetë.

Kërkesat për rezervime fillojnë më 17 korrik në orën 10 në faqen e internetit të Airbnb.

Edhe Spanja bllokon mbi 65,000 prona të listuara për qira në Airbnb Botë Spanja bllokon mbi 65,000 prona të listuara për qira në Airbnb

Në qëndrim përfshihen: pishina, një pistë vallëzimi “disko”, terren patinimi rozë dhe e verdhë, dhe pajisje për surf, ndër të tjera.

{gallery}