Pasardhësi i Lexus CT 200h pritet të arrijë gjatë vitit 2020 dhe deri atëherë nga kjo fotografi jozyrtare mund të shohim se si e parasheh këtë model revista e njohur britanike “Auto Express”.
Tani për tani nuk ka shumë detaje, por dihet se modeli i ri do të bazohet në platformën e Toyotës TNGA (Toyota New Global Architecture), të cilën e përdorë edhe Toyota Auris i ri, transmeton Koha.net. Po ashtu, CT i ri do të jetë më i gjatë sesa modeli aktual, që nënkupton se do të ofrojë më shumë hapësirë në interier dhe bagazh.
Lexus CT i ri fillimisht do të jetë në dispozicion në version hibrid, në kombinim me motorin e ri benzinë 2.0-litër me katër cilindra.
Gjithashtu, thuhet se Lexus CT i ri do të ofrohet edhe në version tërësisht elektrik, si rival i Tesla Model 3.