Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Larte Design me ofertë për gjeneratën e re të Mercedes GLE

Kompania që merret me modifikimin e veturave, Larte Design, e zgjeroi ofertën e saj me paketën e re për aerodinamikën e dedikuar për gjeneratën e re të GLE-së së Mercedesit.

Kjo kompani, për këtë GLE ka zgjedhur mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (difuzer) me dritat “Stop”, si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati, transmeton Koha.net.

Image

Klientët kanë mundësi të porositin aerodinamikën e bërë nga materiali i përbërë apo nga fibra të karbonit, duke përfshirë maskën e përparme dhe pasqyrat nga fibra të karbonit.

Gjithashtu, në dispozicion është seti i ri i rrotave nga alumini.