Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lansohet Audi A6 Avant estate i ri

Gjenerata më e re e Audi A6 saloon ende nuk ka arritur te shitësit, por marka gjermane ka zbuluar versionin Avant estate për ta promovuar atë.

Rivali i BMW seria 5 Touring e Mercedes E-Class Estate, Audi A6 Avant i ri i janë bërë disa ndryshime evolutive në stil.

Kjo veturë është në mënyrë të konsiderueshme më e madhe se sa paraardhësi i tij, 10mm më i gjatë, 20mm më i gjerë e 6mm më i lartë, duke rritur hapësirën brenda kabinës, e veçanërisht në ulëset e pasme, transmeton koha.net.

Linja e motorëve që do të ofrohen me Avant janë të njëjtit sikurse me modelin saloon, i cili ofrohet me motor V6 me naftë apo benzinë e teknologji hibride 48-volt e të gjitha rrotat aktive.

Motori 3.0 litërsh me naftë 50 TDI ka 282 kuaj fuqi, V6 me benzinë 55 TSI që prodhon 335 kuaj fuqi.

Motori më i vogël është ai 2.0 litërsh TDI me katër cilindra që prodhon 201 kuaj fuqi, ndërsa ai super sportiv RS6 pritet që të lansohet më vonë.

Edhe Audi prezanton superveturën e re Auto 1 muaj më parë Audi prezanton superveturën e re

Audi A6 Avant i ri do të dal në shitje gjatë kësaj vere me çmim fillestar prej 45 mijë euro.

{gallery}