Modeli A6 Avant i ri u lansua këtë pranverë dhe Audi vazhdoi traditën e një karavani sportiv të projektuar në harmoni.
Megjithëse fokusi i këtij lloji të automjetit është praktika e tyre, projektuesit arritën të lidheshin mirë dhe funksionalisht, kështu që A6 Avant nuk ka një siluetë klasike të karavanit, por më tepër ngjan me një formë të karrocerisë Shooting Brake, transmeton ksp.
Gjatë premierës u njoftua se në fillim ky model do të jetë në dispozicion me motor benzinë që përmban një motor 3.0 TFSI V6 me 340 kuajfuqi, ndërsa ai me dizel do të jetë 3.0 V6 TDI që ofron 286 kuajfuqi.
Për ata që duan diçka më shumë, Audi po përgatit S6 Avantin e ri, dhe fotografitë “spiunuese” tregojnë se makina është në fazën përfundimtare të testimit, pasi u fotografua pa kamuflim. Avant S6 ka edhe pamje më sportive në sajë të aksesorëve dhe detajeve elegante në pjesën e jashtme.
{gallery}
Edhe
Audi prezanton superveturën e re
Dallimi më i dukshëm në pjesën e jashtme ka të bëjë me sistemin e shkarkimit - S6 ka dy çifte të qarqeve të shkarkimit në pjesën e pasme, ndërsa versioni standard përfundon me një dalje trapezoide.
Sa i përket motorit, njëri nga kandidatët për motorin e S6 Avant të ri është twin-turbo 2.9 litra V6 nga modeli RS5 Coupe, i cili zhvillon 450 kuajfuqi.