Gjiganti gjerman i veturave, Audi, ka freskuar linjën A6 në versionin ‘saloon’ dhe karavan për vitin 2024, duke kombinuar ndryshime të lehta.
Porositë do të jenë në dispozicion nga fundi i qershorit.
Linja “S6” tani është ndarë në tri modele, Sport, S-Line dhe Black Edition. Të gjitha vijnë me teknologjinë më të lartë.
S6 TDI vjen me motor V6 dizel me 345 kuajfuqi si dhe ka sistem hibrid që ia mundëson rritjen e fuqisë, të kombinuar me marshin automatik me tetë shpejtësi dhe tërheqjen me të gjitha rrotat.
Modelet A6 të reja do të nisin me çmim prej mbi 45 mijë eurosh deri në 90 mijë për modelin S6 TDI Avant.
Shitjet do të nisin gjatë verës, shkruan “Auto-Express”.