Një Audi RS6 është fotografuar gjatë testimin në pistën e famshme të Nurburgring të Gjermanisë.
I bazuar në A6 Avant të ri, kjo super veturë sportive pritet të debutoj në panairin e veturave të sivjetmë në Frankfurt.
Ashtu sikurse çdo model RS, edhe RS6 të ri i janë shtuar shumë tipare sportive nga jashtë, të cilat e bëjnë atë të duket shumë më agresiv, transmeton koha.net.
Audi RS6 Avant i ri me shumë gjasë do të ketë motorin e VW Group, 4.0 litërsh twin-turbo V8 me benzinë, i cili gjendet edhe në Lamborghini Urus e Bentley Bentayga.
Në formën standarde, ky motor i jep RS6 rreth 600 kuajfuqi ndërsa Audi është duke planifikuar një version edhe më të fuqishëm e gjysmë elektrik, që do të ketë afër 700 kuajfuqi.
Edhe
“Bishat” e reja Audi RS6 dhe RS7, së shpejti me mbi 600 kuajfuqi
Ky RS6 i ri pritet të jetë një nga veturat më të shpejta në treg, e i cili shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë do ta arrij për rreth 3.5 sekonda.
{gallery}