“Më në fund erdhi dita që të gjithë prisnim. Sot festojmë rilindjen e markës Lancia”. Këto fjalë janë shkruar nga Lancia në deklaratën për shtyp krahas fotos së parë që zbulon të parin nga tre modelet e reja të planifikuara për vitin 2024 - Ypsilon.
“Ne e festojmë këtë moment së bashku me Cassinan, një shprehje e përsosmërisë së dizajnit italian, dhe prezantojmë Lancia Ypsilon Edizione Limitata Cassina, një veturë 100% elektrike, me 1906 njësi, për të festuar 117 vjet nga themelimi i markës”, ka thënë Luca Napolitano, shefi i markës Lancia.
Lancia Ypsilon fuqizohet me një motor plotësisht nga bateria dhe kompania e konsideron hapin e parë vendimtar në “rrugën e rilindjes” të kësaj marke, me, siç thanë ata, “një strategji të qartë dhe ambicioze elektrifikimi që është duke përparuar me shpejtësi”.
Zbulimi i pamjes dhe detajeve të tjera të modelit të ri Ypsilon është planifikuar për në shkurt 2024.
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
“Finalja kalon nëpër La Masia”, Barça sjell historinë e Messit dhe Yamalit
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Audi prezanton superveturën e re