Lamborghini është afër prezantimit të Aventador Superveloce Jota për të cilin model thotë se do t’i çmendë adhuruesit e veturave të kësaj kompanie.
Kompania ka postuar në Facebook një fotografi të modelit, ku vërehet vetëm ngjyra e cila pritet të jetë kur vetura të prezantohet, e gjelbër shkëlqyese.
Në fotografi, kompania ka cekur se “Lamborghini Aventador SVJ do t’ju çmendë”.
Sipas raportimeve, vetura do të ketë motor 6.5-litërsh me total 760 kuajfuqi.
Kompania akoma nuk ka treguar se kur do të lansojë zyrtarisht modelin, por një gjë e tillë pritet të bëhet shumë shpejt.