Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lamborghini ekstrem me 800 kuaj-fuqi

Lamborghini është duke përfunduar versionin më ekstrem të super veturës së tyre, Aventador SVJ, i cili pritet të prezantohet para fundit të këtij viti.

Lamborghini Aventador SVJ ka motorin 6.5 litërsh V12 e me më shumë vrima ajrimi që ndihmojnë në aerodinamikën e veturës, si dhe me sistem të ripunuar të shkarkimit të gazrave, transmeton koha.net.

Shkronja J në emrin SVJ qëndron për “Jota” i cili më parë ka qenë i rezervuar për Lamborghinët më agresivë e më ekskluzivë që janë prodhuar.

Vetëm dy modele më parë kanë bartur këtë emër shtesë, Miura e Diablo ndërsa tani i është shtuar edhe Aventador grupit elitar.

{gallery}