Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Aventador SVJ, versioni më ekstrem i Lamborghinit me 800 kuajfuqi

Lamborghini është duke përfunduar versionin e super veturës më ekstreme të vet, Aventador SVJ, apo Super Veloce Jota.

Lamborghini ka lansuar një video të Aventador SVJ gjatë testimit në pistën e famshme të Nurburgring të Gjermanisë ende pa u lansuar.

Aventador SVJ do të pësojë shumë ndryshme për një aerodinamikë për të përmirësuar performancat e tij, transmeton koha.net.

Vrimat e ajrit i janë rritur shumë në versionin SVJ për të ajrosur më shumë motorin 6.5 litërsh V12, i cili pas përditësimit nga 730 kuaj fuqi sa prodhonte në Aventador SV, tani prodhon rreth 800 kuaj fuqi.

Shkronja J në SVJ qëndron për Jota, e cila më parë ka qenë e rezervuar për Lamborghinin më agresiv e më ekskluziv.

Vetëm dy modele deri tani kanë mbajtur këtë shkronjë, Miura e Diablo por tani edhe Aventador është afër t’i bashkohet grupit elitar.