Nëse keni vizituar Londrën, atëherë e dini që në qendër të këtij qytet për vetëm disa minuta mund të shihni shumë modele të Lamborghinit, Ferrarit dhe veturave tjera luksoze.
Për të shprehur veten në një mjedis të tillë, rusja Daria Radionova ka vendosur që Lamborghinin e saj, Aventador SV, ta “vesh” me kristalet Swarovski, transmeton Koha.net. Po ashtu, Radionova i ka “veshur” edhe vetura tjera të saj - Mercedes CLS dhe Lamborghini Huracan me ngjyrë të kuqe.
{gallery}
Për “veshjen” e këtij Aventadori është përkujdesur kompania “Cars in Clocks”, në Londër. Kristalet janë vendosur me dorë dhe i gjithë procesi, siç tregoi Radionova përmes Instagramit, ka zgjatur rreth 1.000 orë.
Ky Aventador SV do të shihet shumë shpesh në rrugët e Londrës, pasi që Radionova në qendër të kryeqytetit anglez ka një sallon për xhaketa.
-
Rusja kthen Aventadorin në vepër arti me 2 milionë kristale Swarovski
-
Lamborghini Aventador me 70,000 kristale Swarovski që ndriçon rrugët
-
Vetura e re e Lambos shihet për herë të parë në rrugë
-
Dasma me veturat më të shtrenjta shndërrohet në një skenë të “Fast and the Furious”
-
Policia italiane me Lamborghini dërgon veshka në spitale