Si një entuziaste e veturave, franshiza e filmit “Fast and Furious”, veçanërisht episodi “Tokyo Drift”, ndoshta do të ishte qasja më e lehtë në kulturën moderne të veturave japoneze.
Por, këtë herë, kanali i njohur në YouTube – Supercar Blondie, ka takuar Morohoshi-san of Fighting Star, njeriun që ka modifikuar këtë super-veturë me ngjyrë të verdhë, shkruan Motor1.
Vetura e tij e zgjedhur? Një Lamborghini Aventador Anniversary Edition, i cili është i mbuluar me dritat LED dhe 70,000 kristale Swarovski, transmeton Koha.net. Sa për kujtim, kjo nuk është hera e parë që kemi parë vetura të mbuluara në Swarovski më parë - një Huracan i mbuluar me 1.3 milion kristale të shtrenjta është parë më herët edhe në Francë.
Megjithatë, asgjë nuk mund të krahasohet me atë se sa shumë vëmendje tërheqë Aventadori i Morohoshi-sanit. Avetandori i tij mund të ndriçojë tërë rrugën. Po ashtu, mund të marrë vëmendjen e çdokujt me lehtësi, duke përfshirë policët, ndërsa Morohoshi-san thotë se policia ka qenë një problem i madh për Aventadorin e tij, por kjo nuk e ndaloi ta ngasë në rrugët e Tokios.