Tregu global i baterive të automjeteve elektrike (EV) pritet të rritet nga 17 miliardë dollarë në më shumë se 95 miliardë dollarë deri më 2028.
Me rritjen e kërkesës për dekarbonizimin e sektorit të transportit, kompanitë që prodhojnë bateri për ndezjen e automjeteve elektrike kanë përjetuar një vrull të konsiderueshëm. Pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për të rritur prodhimin vendor të baterive, tregu ende dominohet nga furnitorët aziatikë, shkruan revista “HAK Revieë” të hënën.
Aktualisht, kompanitë kineze zënë 56 për qind të tregut të baterive për automjetet elektrike, të ndjekura nga kompanitë koreane (26%) dhe prodhuesi japonez Panasonic (10%). Nuk ka asnjë prodhues evropian në dhjetëshen e parë.
Furnizuesi kryesor i baterive CATL ka rritur pjesën e tij të tregut nga 32 për qind më 2021 në 34 për qind më 2022. Një e treta e baterive elektrike në botë vijnë nga firmat kineze. CATL furnizon me bateri litium-jon kompanitë Tesla, Peugeot, Hyundai, Honda, BMW, Toyota, VolksWagen dhe Volvo.
LG Energy Solution mbetet prodhuesi i dytë më i madh i baterive (14%). Në vitin 2021, furnizuesi i Koresë së Jugut ra dakord të rimbursonte General Motors me 1.9 miliardë dollarë për të mbuluar 143,000 bateri elektrike Chevy Bolt që u tërhoqën nga përdorimi për shkak të rreziqeve nga zjarri.
BYD ka marrë vendin e tretë nga Panasonic, pasi pothuajse dyfishoi pjesën e tij të tregut gjatë vitit të kaluar. Kompania është prodhuesi i tretë më i madh i makinave në botë, por gjithashtu prodhon bateri që shiten në tregje anembanë botës. Të dhënat e fundit të shitjeve tregojnë se BYD-i do të kapërcejë LG Energy Solution në pjesën e tregut në muajt ose vitet e ardhshme, shkruan “ZeroHedge”. /autoblog
-
BYD-i kinez pritet t’ia kalojë Teslas për vetura elektrike
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Kina thyen rekord për shitjen e veturave elektrike
-
Kina e pandalshme edhe në tregun e veturave, bëhet eksportuesja e parë në botë
-
BYD-i kinez e kalon Teslan në prodhimin e veturave