Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kostot e larta bëjnë VW-në të nisë bashkëpunimin me dy kompani për furnizim me nikel

Volkswagen

Volkswagen Group Kina ka thënë të hënën se do të krijojë sipërmarrje të përbashkëta me kompanitë Huayou Cobalt dhe Tsingshan Group për të siguruar furnizimet me nikel dhe kobalt, në mënyrë që të kontrollojë kostot e baterive në kohën e rritjes së çmimeve të materialeve të papërpunuara, ka njoftuar Reutersi të hënën.

Të tri kompanitë kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për dy sipërmarrje të përbashkëta, e para midis tri firmave në Indonezi, ku do të investojnë së bashku në burimet e tyre përkatëse për prodhimin e lëndëve të para të baterive, ka thënë Volkswagen në një deklaratë.

Më shumë se 10 për qind e rezervave botërore të mineralit të nikelit-lateritit janë në Indonezi, ka shtuar prodhuesi gjerman i makinave.

Çmimet globale të nikelit janë rritur pothuajse 400 për qind këtë vit, pas pushtimit rus të Ukrainës dhe lëvizjeve të Perëndimit për të sanksionuar Rusinë, si një nga furnizuesit kryesor.

Tsingshan në pronësi private është bërë prodhuesi më i mirë i nikelit në botë, falë zhvillimit të tij të një procesi me kosto të ulët për prodhimin e metalit, raporton Reuters. Kjo kompani tashmë ka bërë investime të mëdha në Indonezi, duke përfshirë sipërmarrje të tjera të përbashkëta me Huayoun.

Edhe Volkswageni investon në bateri për të ulur kostot e automjeteve elektrike Auto Volkswageni investon në bateri për të ulur kostot e automjeteve elektrike

Ndërmarrja e dytë e përbashkët e Volkswagen do të formohet me Huayoun në rajonin jugperëndimor të Kinës, Guangxi, për rafinimin e sulfateve të nikelit dhe kobaltit, prodhimin e materialeve pararendëse dhe katodike.

"Bashkëpunimi synon të arrijë avantazhe të konsiderueshme në kosto, të sigurojë furnizimin e lëndëve të para dhe të arrijë një zinxhir furnizimi transparent dhe të qëndrueshëm. Të dy partneritetet synojnë të kontribuojnë në objektivin afatgjatë të Grupit për një ulje të kostos prej 30 deri në 50 për qind për secilën bateri”, thuhet në njoftimin e Volkswagenit.