Volkswagen është në bisedime me “Rafael Advanced Defence Systems” të Izraelit për një marrëveshje që do të shndrronte prodhimin në fabrikën në Osnabrueck, nga veturat në mbrojtjen nga raketat, ka raportuar Financial Times, duke cituar njerëz të njohur me planin.
Kompanitë synojnë ta shndërrojnë fabrikën gjermane për të prodhuar komponentë për sistemin e mbrojtjes ajrore “Iron Dome” të grupit shtetëror izraelit, thuhet në raport.
Volkswagen ka thënë se vazhdon të eksplorojë zgjidhje për fabrikën, duke shtuar se ndërsa ishte në diskutime me pjesëmarrësit e tregut, por ka përjashtuar prodhimin e armëve.
Ministria e mbrojtjes e Gjermanisë nuk ka pranuar të komentonte.
Volkswagen dëshiron ta shesë ose rikonfigurojë vendin, i cili punëson rreth 2,300 persona, pas përfundimit të prodhimit të T-Roc Cabriolet në vitin 2027, si pjesë e një riorganizimi më të gjerë.
Bisedimet me Rheinmetall rreth një shitjeje kanë ngecur në fund të vitit të kaluar, por drejtori ekzekutiv i Volkswagen, Oliver Blume, ka thënë në fillim të këtij muaji se kompania mbeti në bisedime me kompanitë e mbrojtjes mbi një zgjidhjeje për Osnabrueck.
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Dy dronë shihen mbi një bazë ushtarake gjermane, disa ditë pas incidentit me bombë në Leipzig
-
BMW-ja do t’i largojë 8 mijë punëtorë nën presionin nga rivalët kinezë
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën