Emri i konceptit, Setsuna, do thotë “moment” në gjuhën japoneze, dhe atë që po shpresonte të përçonte Toyota, ishin “momentet e çmuara” që njerëzit i kalojnë me veturat e tyre. Dhe krijoi një veturë të bërë nga druri.
Kjo kompani pat thënë se druri do të ndryshonte me kalimin e kohës, varësisht se ku mbahet dhe si përdoret, andaj përdori kedrën japoneze për panelet e jashtme dhe mështeknën japoneze për kornizën. Mjeshtrit e Toyotas madje nuk pranuar të lidhin Satsunan me kaçavide elektrike por përdoren teknikën e vjetër japoneze të lidhjes së drurit të quajtur okuriari.
Madje edhe ulëset janë nga druri, por të mbuluara me lëkure. Pos rrotave nga goma dhe disa pjesëve të aluminit, makina është kryesisht punë e zdrukthëtarëve, shkruan Top Gear.
Një pjesë e posaçme brenda veturës, është metri i cili përcjellë moshën e veturës, pra të drurit brenda 100 viteve, transmeton KOHA.
Toyota qe një kohë të gjatë është zotuar se do të prodhon vetëm vetura elektrike, duke thënë se teknologjia hibride tash për tash është e mirë deri sa të zhvillohet teknika e djegies së hidrogjenit. Andaj Setsuna është ndoshta prej makinave të para elektrike të bëra nga Toyota, ngase nën lëvozhgen e drurit gjinden bateri 12v duke i dhënë veturës shpejtësinë maksimale prej 45 km/h dhe zgjatje deri në 25 km. Nuk është aspak keq për vitin 2016.
Kjo veturë asnjëherë nuk u krijua për shtije dhe me siguri rron në ndonjë garazh në Japoni, gjersa metri ende matë moshën e kësaj veture.
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Veturat atëherë dhe sot, si e ndryshoi sigurinë dhe komoditetin teknologjia