Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kompania kineze nis dorëzimin e veturës elektrike Hengchi 5

China Evergrande New Energy Vehicle Group ka filluar dërgesat e automjetit të saj elektrik Hengchi 5, me 100 klientët e parë që kanë marrë veturat e tyre të shtunën, ka thënë kompania në llogarinë e saj zyrtare në Wechat.

Kompania, një njësi e zhvilluesit të pronave me borxhe të mëdha, nisi prodhimin e automjetit në një fabrikë në qytetin verior të Tianjinin muajin e kaluar.

Evergrande po synon të zhvendosë biznesin kryesor të grupit nga pasuritë e paluajtshme në sipërmarrjen e veturave gjatë dekadës së ardhshme, me plane për të prodhuar 1 milion automjete deri në vitin 2025.

Ajo ka thënë se do të fillojë prodhimin masiv të modelit të saj të dytë EV në gjysmën e parë të vitit 2023 dhe të tretën në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Automjeti sportiv Hengchi 5 shitet për 25 mijë dollarë.