Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kinezët rrëmbejnë tregun rus të veturave pas largimit të perëndimorëve

Markat kineze përbëjnë pothuajse një të tretën e tregut të veturave në Rusi, tregojnë të dhënat që ka siguruar Reuters.

Shitjet e reja të veturave të pasagjerëve dhe automjeteve të lehta komerciale (LVC) janë ulur pothuajse për 61 për qind nga viti në vit, pasi sanksionet perëndimore frenojnë aksesin e Rusisë në disa materiale, dhe rënia e kërkesës dhe çmimet e larta e pengojnë më tej sektorin.

Por shitjet e veturave të markës kineze, përfshirë Haval, Chery dhe Geely janë rritur, duke shkuar në 16,138 njësi në nëntor, pothuajse dyfishi i 8,235 në janar, ndërsa pjesa e tregut arriti në 31.3 për qind nga 9.6 për qind, treguan të dhënat nga agjencia analitike ruse Autostat.

Shitjet e veturave të reja të pasagjerëve dhe LCV të Rusisë ishin 46,403 në nëntor, tha të martën Shoqata e Bizneseve Evropiane (AEB), dhe shitjet duhet të arrijnë rreth 600,000 për këtë vit në përgjithësi.

"Ka pak prodhim të markave perëndimore të veturave dhe pak importe, kështu që tregu është i ndarë midis industrisë ruse dhe kineze të veturave”, ka thënë për Reuters analisti rus i veturave, Vladimir Bespalov.

Edhe Rusët fokusohen te veturat kineze pas largimit të markave perëndimore Auto Rusët fokusohen te veturat kineze pas largimit të markave perëndimore

Makinat ruse kënaqin kërkesën me çmime më të ulëta - deri në rreth 23,961 dollarë.

Shumica e prodhuesve perëndimorë të automjeteve, të cilët kanë luftuar me prodhuesit vendas të veturave për pjesën e tregut që kur filluan të ndërtonin fabrika në Rusi në fillim të viteve 2000, pushuan së funksionuari pasi Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt.