Shitjet e veturave në Kinë arritën në 2.38 milionë njësi në gusht, duke u rritur 32.1% nga një vit më parë, veçanërisht automjetet elektrike (EV) shitjet e të cilave janë rritur nga stimujt e qeverisë, shkruan Reuters.
Shitjet për tetë muajt e parë ishin 1.7% më të larta se e njëjta periudhë më 2021, treguan të shtunën të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave (CAAM).
Shitjet e automjeteve me energji të re në gusht, të cilat përfshijnë automjete elektrike të pastra, hibride plug-in dhe automjete me qeliza karburanti me hidrogjen, u rritën 100% nga një vit më parë.
Eksportet e automjeteve të Kinës u rritën gjithashtu me 65% nga një vit më parë, me automjetet elektrike që përbëjnë 27% të tyre.
Shitjet e gushtit, megjithatë, ishin 1.5% më të ulëta se korriku, pasi kufizimet e energjisë ndikuan në prodhimin e veturave si dhe vala më e gjatë e më intensive e të nxehtit të Kinës që nga fillimi i regjistrimeve më 1961, uli vizitat e klientëve në ekspozita.
-
Kina thyen rekord për shitjen e veturave elektrike
-
Kina parashikon të shesë 6 milionë vetura elektrike në vitin 2022
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Shitjet e veturave në Kinë rriten gjatë muajit prill, shkak zbehja e luftës së çmimeve