Kompania teknologjike, Xiaomi, do të prezantojë veturën e saj të parë këtë vit. Do të jetë një prototip, por thuhet se është plotësisht funksional, gjë që është një surprizë duke pasur parasysh se kompania zbuloi synimet e saj në industrinë e veturave pak më shumë se gjysmë viti më parë, shkruan Autoblog.
Premiera është planifikuar për në gusht. Sipas informacioneve të deritanishme, Shanghai HVST Automobile Design ka dizajnuar motorin.
Xiaomi mund t'i ngjajë konceptit të kompanisë së dizajnit të motorëve, WM Maven.
Programi i zhvillimit të veturave nga Xiaomi u lansua në mars të vitit të kaluar dhe u njoftua se në këtë projekt fillimisht u investuan 1.5 miliardë dollarë dhe se 10 miliardë dollarë të tjerë do të investohen në 10 vitet e ardhshme.
Fabrika do të hapet në Pekin me ndihmën e partnerëve dhe kur të përfundojë, do të ketë një kapacitet vjetor prej 300 mijë veturash.
Fillimi i prodhimit pritet në vitin 2024. Xiaomi planifikon të lansojë katër modele në total.