Dizajneri i pavarur Kleber Silva ka publikuar disa fotografi përmes të cilave ka paraqitur idenë e tij se si mund të duket Mercedes A-Class në version Sedan për vitin 2020.
Sipas Silvas, A-Class Sedan ka të njëjtat drita si versioni Hatchback, maskën e përparme dhe difuzerin e “egër” të përparme, transmeton Koha.net. Pjesa tjetër e veturës në fotografi është unike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamja standarde e këtij modeli pesë-dyersh ka ndryshuar edhe falë xhamit të pasmë dhe linjave të bagazhit. Po ashtu, dritat e pasme, sistemi i shkarkimit të gazrave dhe difuzeri i pasmë janë të njëjta sikurse te Hatchback.

Natyrisht, ende nuk dihet se si do të duket Mercedes A-Class Sedani në realitet por mbetet të shohim disa muaj më vonë. Megjithatë, dihet se versioni Sedan do të huazojë shumë gjëra nga Hatchback, veçanërisht kur është fjala për motorët.