Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kampionati i automobilizmit paralajmëron nisje spektakolare

Federata e Autosporteve të Kosovës ka paralajmëruar hapje spektakolare të sezonit të ri në automobilizëm.

Nesër, e diel, me fillim prej orës 12:00, te Salla e Panaireve në Gazimestan mbahet gara e parë e disiplinës drift.

Aty pritet të ketë atraksione, ndërsa, sipas FASK, interesimi është shumë i madh.

Gara do të zhvillohet në dy klasa, ndërsa fituesit përcaktohen pas tri xhirove.