Pas emocioneve në garën malore të Pouskos e atë auto sllallom në Gjakovë, koha është për zhurmë, tym e atraksione në garën e disiplinës drift, por edhe karting, të cilat këtë të diel mbahen te Qendra e Panaireve në Gazimestan dhe janë të vlefshme për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Mëngjesi dhe para dita do t’u takojë fëmijëve, të cilët në karting do t’i shfaqin aftësitë e tyre, për të dëshmuar se janë e ardhmja e automobilizmit kosovar, transmeton Koha.net.
Në periudhën kohore 08:30-09:00 bëhet paraqitja në garë, pastaj kontrollimi teknik, verifikimi i dokumentacionit dhe procedurat tjera të zakonshme, ndërsa në orën 11:00 është paraparë të nisë vozitja e parë zyrtare. Menjëherë pas përfundimit të saj është edhe vozitja e dytë dhe me shpalljen zyrtare të rezultateve përfundon gara e katërt në karting për këtë vit.
Pak çastet më vonë, konkretisht në orën 13:30 nis paraqitja në garë për drift. Njëjtë sikur edhe në karting, pas kryerjes së procedurave obligaitve, vozitja e parë duhet të fillojë në orën 15:00.
Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.
-
Gara e vrapimit mbyll nesër një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj
-
Në tri ditët e ardhshme do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës
-
Drita në Lituani për rezultat pozitiv
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
Evropiani në karate nis të mërkurën, nënkampioni botëror garon të enjten