Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kamioni elektrik Nikola Tre prezantohet për tregun evropian

Kompania Nikola prezantoi versionin evropian të kamionit të saj elektrik Tre në panairin në Hannover, Gjermani, shkruan Autocar.

Klientëve në Kontinentin e Vjetër do t'u ofrohet kamioni Tre si një automjet elektrik me bateri (BEV) dhe si një automjet elektrik me qeliza karburanti (FCEV).

Versioni BEV quhet Tre European 4x2 Artic dhe vjen me nëntë paketa baterish me një kapacitet të kombinuar prej 738 kWh. Gama është deri në 530 kilometra dhe nevojiten vetëm 100 minuta për të ngarkuar bateritë deri në 80 pë rqind të kapacitetit nëpërmjet një karikuesi 350 kW. Bateritë furnizojnë automjetin elektrik me një fuqi prej 480 kW. Gomat janë zhvilluar në bashkëpunim me Ivecon.

Nga ana tjetër, Nikola Tre FCEV Artic 6x2 ka një rezervuar që mund të mbajë rreth 70 kg hidrogjen me një presion prej 700 bar. Gama e këtij versioni është deri në 800 km, dhe karikimi zgjat 20 minuta. Zhvillimi i këtij modeli nuk është aq i avancuar sa në rastin e versionit BEV sepse FCEV nuk do të arrijë në tregun evropian deri në vitin 2024.

Kamionët Nikola Tre prodhohen në Ulm, Gjermani.