“Energjia elektrike dhe uji, macja edhe uji”, nuk janë një gjë e ngjashme. Megjithatë, ka mendime se macet e donë ujin dhe se energjia elektrike mund të përdoret në ujë.
Kompania e njohur britanike, Jaguar, me ndihmën e miqve, bashkoi energjinë elektrike me ujin dhe shënoi rekordin e ri të shpejtësisë në ujë për anijet elektrike.
Jaguar Vector Racing V20E është emri i anijes e cila tani mban rekordin e shpejtësisë për anijet elektrike, transmeton Koha.net. Realisht, Jaguar këtu ka dhënë paratë dhe stemën e saj, ndërsa pjesën tjetër e ka përfunduar kompania specialiste për anijet elektrike Vector dhe Williams Advanced Engineering.
Liqeni Coniston në Angli, 13.5 kilometra i gjatë, është i njohur si mbledhës i të dhënave të thyerjes së rekordeve të shpejtësisë në ujë por edhe për vdekjen e Donald Campbell, i cili me anijen e tij të vogël Blubird e me shpejtësi mbi 500 kilometra në orë u përpoq të thyej rekordin.
Tani, Jaguar Vector Racing V20E ka vendosur rekordin e saj në këtë liqen. Me dy kalime në pistën prej 1 km, kjo anije arriti shpejtësinë mesatare prej 142.60 km/h dhe tejkaloi rekordin e 125.18 km/h.
Edhe
BMW-ja me inovacion të jashtëzakonshëm, krijon anije elektrike
Specifikat teknike të motorit të kësaj anije nuk janë zbuluar, përveç se janë përdorur disa elemente të Jaguar Williams FormuleE. Vozitësi ishte Peter Dredge, themeluesi i Jaguar Victor, i cili menjëherë pas shënimit të rekordit ka thënë se në 18 muajt e ardhshëm do të ketë më shumë përpjekje për të thyer rekordin.
{gallery}