Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW-ja me inovacion të jashtëzakonshëm, krijon anije elektrike

Prodhuesi i veturave, BMW, në bashkëpunim me kompaninë e ndërtimit të anijeve, Tyde, kanë krijuar një anije elektrike e cila quhet “Icon”. U prezantua në fillim të Festivalit të Filmit në Cannes që u mbajt këtë javë, shkruan Autoblog.

Përveç dizajnit të saj inovativ, “Icon” sjell diçka të re në botën e anijeve luksoze.

Anija është ndërtuar si një hidrofoil, ka dy motorë elektrikë prej 136 kuajsh, të cilat fuqizohen nga bateritë e BMW i3 me një kapacitet total prej 240 kWh.

Falë lundrimit si një hidrofoil, konsumi i energjisë minimizohet dhe anija mund të kalojë distancë prej 50 kilometrash me një mbushje të vetme të baterisë.

Në të njëjtën kohë, ajo mund të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 55 km/orë.

Kontrolli i anijes dhe të gjitha funksionet jetësore bëhet nëpërmjet një ekrani rreth 30 centimetra dhe një sistemi iDrive të përshtatur posaçërisht për të.

Edhe BMW-ja prezanton SUV-in elektrik iX1 Auto BMW-ja prezanton SUV-in elektrik iX1

Prodhimi serik nuk është planifikuar, por BMW-ja beson se tregu ekziston dhe për këtë arsye do të lërë të hapur mundësinë e fillimit të prodhimit.

{gallery}