Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Jaguar I-Pace shënoi shitje shumë të dobët muajin e kaluar

Prodhuesi britanik i veturave premium, Jaguar, ka shumë probleme në tregun e SUV-it elektrik I-Pace.

Janë shitur vetëm 140 njësi të këtij modeli tërësisht elektrik në muajin gusht dhe vetëm 588 nga fillimi i shitjes disa muaj më parë, transmeton ksp.

Duket se problemi nuk ekziston për shkak të kërkesës së ulët, pasi vetëm në Holandë janë në pritje 3.500 konsumatorë, por për shkak të problemeve të ngjashme të prodhimit sikur ato të Teslas kohë më parë në SHBA.

Spekulohet se Jaguar mund të vonojë dërgimin e I-Pace në tregje të tjera, si në SHBA, për të mbuluar kërkesën e Evropës.