Volvo ka njoftuar se ka shitur 44.664 njësi gjatë muajit korrik, 21.5 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Megjithatë, kërkesa për modelet e kompanisë mbetet e madhe, veçanërisht për ato elektrike dhe hibride.
Shitjet e korrikut u ndikuan edhe nga kufizimet e furnizimit me pjesë gjatë muajve të mëparshëm. Kjo ndikoi veçanërisht në dërgesat me pakicë të veturave elektrike dhe pritet të vazhdojë të ndikojë në shitjet e saj me pakicë në tremujorin aktual.
Pjesa e automjeteve plotësisht elektrike përbën 3.5 për qind të totalit të shitjeve. Për vitin 2022, synim i kompanisë mbetet arritja e shifrës dyshifrore të veturave elektrike të shitura. /autoblog
Artikuj të ngjashëm
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Volvo tërhiqet nga plani për të shitur vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030
-
Shitjet e Volvos shënojnë rritje për një vit
-
Cilat vetura janë blerë më së shumti në BE këtë vit?
-
Më 2024 parashikohet të shiten 88.3 milionë vetura të reja