Të rejat nga Italjet Dragster do të jenë premierë në panairin e këtij viti EICMA në Milano.
Dragsteri i ri do të ketë ADN-në e modelit origjinal të vitit 1998, i cili ka kornizat e shiritave nga çeliku, të zhveshur, gjë që e bënë atë të duket më agresivë.
{gallery}
Italjet është një prodhues i vogël italian i motoçikletave dhe skuterëve, e Dragsteri origjinal ka një vend të veçantë në historinë e kësaj marke, transmeton Koha.net.
Ky model ka fituar statusin e një ‘kulti’ në kontinentin Evropian.
Ende nuk ka informacione të detajuara në lidhje me Dragsterin e ri, e kjo pritet të ndodhë në panairin EICMA, i cili fillon më 9 nëntor.
Artikuj të ngjashëm