Kompania britanike e motoçikletave Triumph po shijon një vit të suksesshëm, me rezultate të mira si në Britaninë e Madhe ashtu edhe jashtë saj.
Tregu tjetër që shquhet për shifrat e shkëlqyera, është Italia.
Për herë të parë në historinë e kompanisë, Triumph shiti më shumë se 6.000 njësi në Itali për një vit. Këto shitje i referohen periudhës nga 1 korriku i vitit të kaluar deri më 30 qershor të këtij viti, kur u shitën 6.088 motoçikleta.
Shitja më e mirë deri më tash në Itali ishte shënuar në vitin 2008, kur u shitën 5.749 motoçikleta. Për më tepër, Triumph shënoi rritje prej 50 për qind në shitje krahasuar me perudhën para pandemisë (2019).
Shifrat sinjalizojnë edhe rimëkëmbjen e kompanisë në tregun italian pas krizës financiare të vitit 2008.
Triumph bëri një hap të rëndësishëm në dy vitet e fundit, pasi zgjeroi rrjetin e saj të tregtarëve. Prodhuesi i njohur angazhoi dhjetë tregtarë të rinj si dhe hapi 17 sallone të reja jashtë Britanisë.
Modelet më të kërkuara të Triumphit në Itali ishin Trident 660 dhe Tiger 900. /autoblog