Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Dacia më e shtrenjtë vjen nga Gjermania, çmimi marramendës i saj

Në pritje të gjeneratës së re, kompania gjermane “Car Point” ka ofruar diçka ekskluzive të modelit Dacia Duster dhe çmimi i saj është marramendës, shkruan Autoblog. 

Është një version ekstrem i veturës. Ka një motor me benzinë 1.3. Gomat e saj janë brilante për t’u parë. Madje, edhe dizajni i jashtëm i veturës e bën edhe më të shtrenjtë.

Ndryshimet e brendshme nuk janë aq të mëdha sikur jashtë. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka të re. Navigimi dhe kontrolli automatik i klimës janë standarde, si dhe ulëset e përparme janë me ngrohje.

“Car Point” e ofron këtë model prej 35 mijë eurosh. Ekspertët e arsyetojnë çmimin duke pas parasysh ekskluzivitetin që ka vetura.

{gallery}