Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ish-kampioni me traktor arrin shpejtësinë 217 km/orë

Ish-kampioni i garave me motorë vendosi një tjetër rekord shpejtësie, këtë herë me anë të një traktori.

Mjeti 5 tonësh i pajisur me një motor prej 1 mijë kuajsh fuqi arriti të nxjerrë 217 km/orë në fushën e aviacionit në Elvington afër New Yorkut, transmeton Koha Jonë raportimin e mediave të huaja.

Guy Martin theu rekordin e tij të mëparshëm prej 166 km/h të cilin e vendosi në qershor të këtij viti.

Inxhinierë të skuadrës Williams në Formula 1 arritën që të modifikojnë trupin e traktorit duke sjellë një model më aerodinamik.

Nuk është hera e parë që Martin futet në rekorded Guinness pasi ai theu rekordin në pistën “Wall of Death” ku thyu rekordin prej 113 km/h duke ecur horizonalisht në një mur.

Edhe Makina më e shpejtë në botë me 532,93 km/h quhet SSC Tuatara Auto Makina më e shpejtë në botë me 532,93 km/h quhet SSC Tuatara

Ai vendosi një rekord tjetër, por këtë herë në një slitë që rrëshqet në kodrën me dëborë.

Martin arrin të vendosë një rekord prej 134 km/h.