Indonezia po mendon të ndajë mbi 320 milionë dollarë nga buxheti i vitit të ardhshëm për të stimuluar blerjet e automjeteve elektrike, megjithatë detajet e skemës janë ende duke u finalizuar, shkroi Reuters të mërkurën.
Javën e kaluar, Ministri indonezian i Industrisë, Agus Gumiwang Kartasasmita, tha se blerësit mund të përfitojnë zbritje mbi 5000 dollarë për automjetet elektrike të prodhuara nga kompanitë me fabrika në vend, si dhe stimuj të tjerë për veturat hibride dhe motoçikletat elektrike.
Qeveria po planifikon të ofrojë subvencione për shitësit në mënyrë që të mbulojnë kostot.
Airlangga Hartarto, ministri i ekonomisë i Indonezisë, tha në një konferencë shtypi të mërkurën se autoritetet po detajojnë se sa mund të ofrojnë për shitje bazuar në alokimin e buxhetit.
Ai shtoi se Qeveria po konsideron gjithashtu subvencionimin e shitjeve të autobusëve elektrikë.
Indonezia synon që 20 për qind e shitjeve të përgjithshme të veturave në vitin 2025 të jenë elektrike.
Edhe
Toyota planifikon investim afro 1.8 miliardë euro në Indonezi
Indonezia është përpjekur gjithashtu t'i kërkojë kompanisë amerikane Tesla, të investojë për të prodhuar jo vetëm bateri për veturat elektrike, por edhe automjete në vend.
Markat japoneze aktualisht dominojnë shitjet në vendin e katërt më të populluar në botë, me Toyotan si lider në treg. Më shumë se 942 mijë vetura janë shitur në vend nga janari deri në nëntor të këtij viti.