Kompania japoneze e automjeteve, Mitsubishi, deklaroi se do t’i investojë 666 milionë dollarë në Indonezi, përgjatë periudhës 2022-2025, raportoi Reutersi të martën.
Sipas njoftimit, investimi po bëhet në përfaqësinë e kompanisë në Xhakarta, me qëllim të zgjerimit të prodhimit në Azinë Juglindore.
Drejtori i kompanisë, Takao Kato, deklaroi se po planifikon të prodhohen automjete hibride dhe elektrike, derisa synohet që kapaciteti të rritet nga 72 mijë njësi të prodhuara në vit, në 98 mijë.
Ministri i Ekonomisë së Japonisë, Airlangga Hartarto, tha se Indonezia është konkurruese me normat e taksave, për dallim nga vendet e tjera.
“Megjithatë, ka taksa të ndryshme rajonale që i bëjnë taksat të duken më të mëdha në Indonezi. Kjo është ajo që ne po shqyrtojmë në qeverinë qendrore”, shtoi ai.
-
Indonezia do të ndajë 320 milionë dollarë për të stimuluar shitjen e automjeteve elektrike vitin e ardhshëm
-
Toyota planifikon investim afro 1.8 miliardë euro në Indonezi
-
Suzuki po zhvillon një model kompakt elektrik në bashkëpunim me Toyotan
-
Tesla me marrëveshje prej 5 miliardë dollarësh për produkte nikeli nga Indonezia
-
Hyundai do të investojë 5.5 miliardë dollarë për prodhimin e automjeteve elektrike