Auto

Hyundai nuk heq dorë nga motorët me djegie të brendshme

Hyundai është në klubin në rritje të kompanive të veturave që mendojnë se nuk është ende koha për të hequr dorë nga motorët me djegie të brendshme, shkruan Autocar.

Kompania koreano-jugore i është bashkuar numrit në rritje të kompanive të cilat argumentojnë se është shumë herët për të braktisur plotësisht motorët me djegie të brendshme, të cilët, siç janë gjërat tani, duhet të zëvendësohen me motorë elektrikë.

Në Hyundai, veturat e të cilit shiten globalisht, kanë rënë dakord që klientëve t'u ofrohen të dyja opsionet, por gjithashtu këmbëngulin se braktisja e menjëhershme e motorëve me djegie të brendshme do të ishte kundërproduktive, sepse në shumë pjesë të botës infrastruktura e nevojshme për të përdorur veturat elektrike është larg optimales.

Së bashku me disa kompani të tjera, Hyundai tashmë po përgatit motorë me djegie të brendshme që do të plotësojnë nivelin e ardhshëm, edhe më të rreptë, të standardeve evropiane të emetimeve (Euro 7), dhe paralelisht do t'u ofrojë klientëve opsione të veturave elektrike dhe hibride.