Kompania jugkoreane Hyundai vazhdon me promovimin e sektorit të vet “N” në Panairin e veturave në Paris.
Në “qytetin e dritave”, Hyundai arriti me një variant të ri të modelit i30 N, i cili quhet N Option, transmeton KP.
Koncepti i opsionit N paraqet një vizion të detajeve të ardhshme N dhe se si modeli i performancës së lartë të Hyundai mund të evoluojë në të ardhmen.
Në Hyundai nuk përmendin ndryshimet në motor dhe supozohet të jetë identik me versionin standard i30 N.
Modeli posedon motor me turbombushës me katër cilindra 2.0 litërsh me 271 kuajfuqi kombinuar me një transmetim me gjashtë shpejtësi manuale.
Artikuj të ngjashëm
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Audi prezanton superveturën e re
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë