Auto

Hyundai sjell modelin e ri sportiv

Pas lansimit të suksesshëm të paketës së linjës N në fillim të këtij viti, Hyundai Motor ka prezantuar modelin e ri me këtë paketë sportive i30 Fastback N Line.

Paketa N Line përbëhet nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm të marra nga departamenti N që i bën automjetet e Hyundait më dinamike dhe karakteristike, transmeton KP.

Për përvojë më të mirë në vozitje përkujdeset motori 1.4-litra T-GDI turbo-mbushës me 140 kuajfuqi.

Hyundai me prezantimin e këtij modeli zgjeron ofertën e motorëve për të gjithë linjën N me motor të ri 1.0-litra T-GDI prej 120 kuaj fuqi.