Detroit, 14 dhjetor – Hyundai dhe Kia do të tërheqin mbi gjysmë milion automjete, të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), meqë ekziston një rrezik që dritat e stopit të mos ndalen pas lëshimit të këmbës nga frenat.
I gjithë operacioni i tërheqjes, përfshin mbi 390 mijë automjete Hyundai Elantra të prodhuara në vitet 2013 dhe 2014, si dhe 134 mijë automjete Kia Forte nga vitet 2012-2014.
Në dokumentet të cilat dy kompanitë ia kanë dorëzuar qeverisë, theksohet se mbyllësi polimerik i mbajtësit të pedalit dhe ndërprerësi i dritave mund të prishen, që bën ndërprerësin të mbetet i ndezur.
Kjo mund të bëjë që dritat e stopit të qëndrojnë të ndezura pa prekur fare pedalin e frenave, madje edhe në situatë kur automjeti është në lëvizje. Asnjëra nga kompanitë në fjalë nuk ka bërë të ditur nëse ky defekt ka shkaktuar ndonjë aksident rrugor dhe dëme materiale.
Shitësit e kompanive Hyundai dhe Kia do të bëjnë zëvendësimin e pedalit të automjeteve. Tërheqja e modeleve të Kias fillon më 30 janar, ndërsa e atyre të Hyundait më 8 shkurt 2018.
-
Hyundai e Kia tërheqin afro 3.4 milionë automjete për shkak të rrezikut nga zjarri
-
Hyundai dhe Kia tërheqin afër 92,000 vetura, pronarët udhëzohen të parkojnë larg ndërtesave
-
Hyundai dhe Kia tërheqin më shumë se 280,000 automjete, shkak rreziku nga zjarri
-
Hyundai tërheq afro 400 mijë automjete nga tregu për shkak të problemeve me motor
-
Hyundai tërheq gjysmë milioni vetura Crossover